Adrian Civici: “Mos aprovimi i shpejt i kësaj pakete ndihme e qeverisë amerikane, mund ta agravoj akoma më tej situatën. Komentet e sotme ishin të gjitha pesimiste, sepse jo vetëm që ka një sasi shumë të madhe bankash, kryesisht amerikane që janë në gjendje të vështirë, por askush nuk e di se kush do jetë viktima po themi në thojza e të nesërmes dhe të gjithë qeveritë e të gjithë vendeve janë shumë të vëmendshme orë pas ore se çfarë po ndodh me sistemin e tyre financiar”.
Por çdo të thotë konkretisht plani i shpëtimit i hartuar nga Sekretari i Thesarit Henry Paulson?
Adrian Civici: “Thelbi i këtij operacioni është blerja e këtyre kredive të këqija e kësaj situate të vështirë financiare nga sektori privat në sektorin publik. Pra është një lloj transferimi i krizës nga Wall Streeti në buxhetin federal të qeverisë amerikane. Kjo do jetë një masë e cila të paktën përkohësisht do t’i qetësojë tregjet financiare dhe bursat kryesore ndërkombëtare. Ky është një borxh që kalon si borxh publik dhe ky është dhe shqetësimi kryesor që në qoftë se sot Amerika ka rreth 3% deficitin buxhetor, blerja e këtij borxhi mund ta çoj në 8-9%”.
Pra nëpërmjet kësaj manovre e cila pritet që të rikthehet sërish për miratim në kongres, humbjet do t’i shpërndahen amerikanëve dhe bankave të tjera në të gjithë botën që janë të lidhura me sistemin financiar amerikan./tvklan.al
Gazetari: Fjorald Zguro
Montazh: Ergis Hasanbelli