Në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” u zhvillua ceremonia e diplomimit të 98 studentëve që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në 6 degë të ndryshme. Pjesa më e madhe e tyre kanë studiuar ekonomi, shkenca politike apo fizioterapi. Këto janë diplomat e para shqiptare që njihen në Europë.
Kryeministri Berisha i pranishëm në këtë ceremoni, theksoi dhe njëherë faktin se çështjet e arsimit mbeten një ndër prioritet e qeverisë së tij duke premtuar dyfishim të numrit të studentëve në universitet private nëse kjo qeveri do të marrë2 një mandat të dytë.
Sali Berisha: “Funksionojnë rreth 10 universitete publike dhe po kaq dhe private. Unë duhet të garantoj universitet private se në rast se ata aktualisht përballen apo mbulojnë rreth 12% të arsimit të lartë do bëj çdo përpjekje që vitet që vijnë natyrisht në rast se shqiptarët do votojnë këtë mazhorancë. Kjo përqindje, kjo përqindje të shkojë drejt barazisë dhe tejkalimit”.
Diplomat e shpërndara në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë, lëshohen bashkërisht me universitet italiane të Barit dhe Romës./tvklan.al
Operator: Metlin Kepi