Me dhimbje dhe me një mesazh prekës e ka nisur ditën moderatori i njohur Ardit Gjebrea. I ndikuar nga tragjedia e tërmetit në Itali, ku mbetën qindra të vdekur dhe të plagosur, ai nuk mundi të mos shprehte ngushëllimin e tij dhe kurajon për ata që po përjetojnë tmerrin dhe vuajtjet, si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore.

Këtë mesazh në rrjetet sociale, ai e ka shkruar pikërisht sot, në ditën kur Amatrice, qyteti i cili u prek më shumë nga tërmeti, duhej të ishte në një ditë feste, por fatkeqësisht ndryshe nga herët e tjera, Amatrice sot është në një ditë zie.

arditiiii

“Sot në Amatrice, Itali, duhej të ishte një ditë feste – La Sagra di Amatrice. Do shkonin nga e gjithë Italia të festonin traditën kulinare aq të famshme në botë dhe kanë shkuar, por për ditë zie!

 

Janë 284 viktimat e deritanishme nga tërmeti në Amatrice dhe qindra shtëpi e ndërtesa të rrafshuara komplet që trishtojnë jo vetëm familjarët, por një komb të tërë. Ngushëllime dhe kurajo Itali!”-

ka shkruar Gjebrea./tvklan.al