Stop/ “Më kanë dëmtuar ekonomikisht, lironi magazinën”, apeli për mallin e skaduar të jordanezit
Shkurt 26, 2024
Demir Betoja denoncon në emisionin “Stop”, në Tv Klan, se ka dy vjet që magazina e tij rri e bllokuar, për shkak se qiramarrësi, një shtetas jordanez, kishte futur mall të skaduar që u bllokua nga AKU. Betoja tregon, se pak ditë pasi u bllokua malli, disa persona nga AKU shkuan në magazinë me një kamion të mbledhjes së mbeturinave, por për shkak të mungesës së një inspektori, produkti nuk u mor dhe magazina ka 2 vjet me çelës. Demir Betoja: Kam disa kohë, po bën 4 vjet që kam dhënë një magazinë me qira. Këtë e pati marrë një nga Jordania. Mirëpo kontratën e kisha për 2 vjet; pa mbushur 2 vjet...