Ueda dhe Arlind, jo vetëm që rrëmbyen zemrën e njëri-tjetrit, por kjo dashuri u kurorëzua edhe me lajmin e ëmbël që do të bëhen prindër për herë të parë, duke sjellë në jetë frytin e një dashurie që lindi në “Love Island Albania”. Pas përfundimit të programit, ata u shpërngulën në Gjermani, atje ku jeton Arlindi.
Çifti ka qenë i ftuar këtë të hënë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku kanë treguar rreth jetës së tyre tani që çdo gjë ka marrë një rrjedhë tjetër, më të bukur. Duke folur në studio për nepset e Uedës, Arlindi kujton një episod shumë për të qeshur në lidhje me këtë temë.
Rudina Magjistari: Na trego ndonjë episod të tillë se është shumë e bukur kjo.
Arlindi: Mua më vijnë dy rastet, dy situata shumë të këndshme, shumë të lezetshme që… ora një e natës ka qenë më duket dhe ne jetojmë një çikë në provincë, sepse qyteti ka shumë gjullurdi, ka trafik, edhe për favorin tonë edhe ne jemi një çikë…
Rudina Magjistari: Në periferi le të themi.
Arlindi: Bravo, jemi një çikë më në periferi. Kishte vajtur ora një edhe tha: “O po më hahet”. Nuk e nis çfarë po i hahej, edhe i thashë: “Dyqanet janë mbyllur, ora një e natës”. “Po MacDonals’s?” tha. I Thashë: “Po edhe MacDonald’s-i mbyllur”. “Ua, po ti banon në fshat”, më tha. “Okej”, thashë, “stop, se ke harruar diçka, ne jetojmë në fshat”. /tvklan.al