Stërvitja e radhës, dy mungesa te Kombëtarja
Nëntor 12, 2024
Kombëtarja zhvilloi këtë të martë seancën e dytë stërvitore, në prag të dy ndeshjeve në Ligën e Kombeve. Me grupin në stërvitje munguan vetëm Jon Mersinaj dhe Adrian Bajrami, të cilët do të bashkohen me ekipin në orët e mbrëmjes. Në seancën e sotme stërvitore u bashkuan me grupin edhe Elhan Kastrati, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbnor Muja, Ernest Muçi dhe Indrit Tuci. I pranishëm ishte edhe Mirlind Daku, por futbollisti u stërvit vetëm në palestër për shkak të lodhjes gjatë udhëtimit për në Tiranë. Ndeshja e parë,...