Kombëtarja zhvilloi këtë të martë seancën e dytë stërvitore, në prag të dy ndeshjeve në Ligën e Kombeve.
Me grupin në stërvitje munguan vetëm Jon Mersinaj dhe Adrian Bajrami, të cilët do të bashkohen me ekipin në orët e mbrëmjes.
Në seancën e sotme stërvitore u bashkuan me grupin edhe Elhan Kastrati, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbnor Muja, Ernest Muçi dhe Indrit Tuci. I pranishëm ishte edhe Mirlind Daku, por futbollisti u stërvit vetëm në palestër për shkak të lodhjes gjatë udhëtimit për në Tiranë.
Ndeshja e parë, Shqipëri-Çeki, do të luhet të shtunën më 16 Nëntor në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45, ndërsa ndeshja me Ukrainën do të luhet tre ditë më vonë. Dy takimet do të transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan.
/tvklan.al