E njohur si modele e blogere Emma Chamberlain ka realizuar një set fotografik që rrallë e kemi parë.  Ajo ka postuar në Instagramin e saj koleksionin e ri të çantave nga Jared Ellner, një stilist që po synon majat e suksesit në botë. 23 vjeçarja pozon nudo, duke mbuluar ca pjesë të trupit me çantat. “Zbulim i të pasmeve për brandin e Jared Ellner. Të adhuroj!”, shkruan ajo krahas fotove.

Stilisti nga ana tjetër e falenderon për ndihmën dhe gjithë ekipin për idetë mëse kreative.

E në fakt jo siç ndodh zakonisht, njerëzit kanë lënë komente përgjithësisht pozitive, sidomos për trupin elegant të modeles.

Je e jashtëzakonshme! Foto të pabesueshme”, ishin disa nga komentet dominuese.

Edhe më herët, Emma e ka thënë publikisht se ka vetëbesim të lartë dhe nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët. “Njerëzit gjykojnë gjithçka, kështu që s’më intereson opinioni i askujt”.

“Vish çfarë ju bën të ndiheni mirë dhe rehat”, ka qenë mesazhi i saj për vajzat dhe gratë.

/tvklan.al