Sulmuesi francez, Ben Yedder është shpallur fajtor, ndaj akuzave për përdhunim. Futbollisti është dënuar me burg nga një gjykatë në Nice.
Ben Yedder, u shpall fajtor se nën efektet e alkoolit, ka sulmuar seksualisht një grua në muajin Shtator 2023. 34-vjeçari është dënuar me dy vite burg me kusht.
Gjithashtu ai do i nënshtrohet trajtimit për varësitë ndaj alkoolit, ndërsa i është pezulluar leja e drejtimit për gjashtë muaj dhe është i detyruar t’i paguajë viktimës 6 mijë e 500 euro.
Ben Yedder ka edhe një tjetër çështje përdhunimi të hapur dhe që po hetohet, ndaj një të reje tjetër e cila e ka akuzuar për përdhunim në verën e vitit 2023 dhe për të cilën ka paguar një garanci prej 900 mijë eurosh. /tvklan.al