Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Asnjë person i prekur
Nëntor 4, 2024
Pas alarmit për gripin e shpendëve, Ministria e Bujqësisë bën të ditur se deri më tani nuk ka rezultuar asnjë person i prekur nga H5N1. Në një përditësim të situatës pas identifikimit të një vatre me gripin e shpendëve në periferi të Tiranës, Ministria e Bujqësisë nënvizon se ISHP ka analizuar 90 mostra, por të gjitha kanë rezultuar negative. Vetëm gjatë fundjavës janë monitoruar 2,304 ferma, në të cilat mbarështohen mbi 96 mijë shpendë të kategorive dhe llojeve të ndryshme. “Në kuadër të transparencës publike ju bëjmë me dije se situata e gripit të shpendëve është nën monitorim dhe kontroll,...