Për vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Selanik ka reaguar edhe kreu i PD-së, Sali Berisha. Ai tha se Rama me pagesën për mësuesit që do t’u mësojnë shqip fëmijëve të emigrantëve bëhet për qëllime elektorale.
Sali Berisha: U paraqit në Selanik si i kujdesshëm për gjuhën amtare, tek fëmijët e emigrantëve dhe mori përsipër të paguajë një kontratë duke dëshmuar kështu, shfrytëzimin e shtetit për qëllime elektorale. Sigurisht që Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për tu krijuar mundësinë shqiptarëve për të mësuar gjuhën amtare kudo që janë. Por përdorimi i arsimit dhe i shtetit për fushatë elektorale, është akt antikushtetues, antidemokratike, është akt i barabartë me tradhti kombëtare. Sepse kërkon të vjedhësh lirinë, të vjedhësh votën e shqiptarëve.
Tv Klan