Analisti: Më vjen keq që PD po vepron si subjekt shumë i vogël
Tetor 29, 2024
Për analistin Fitim Zekthi, protesta e sotme e opozitës nuk i shërben kërkesës politike për krijimin e qeverisë teknike. Në studion e “Opinion” në Tv Klan, ai theksoi se Partia Demokratike e ka zbritur veprimin e saj në gjëra shumë të vogla. “Kërkesa për qeveri teknike është jashtëzakonisht politike, shumë e fortë! Nuk mundet kjo kërkesë të realizohet duke bërë akte të bllokimit të rrugëve. Protesta ishte shumë e mirë, paqësore, e lavdërueshme…Por do kishte kuptim si protestë po të bëhej si në botë, nga bujqit, ambientalistët… Historia politike e botës tregon që këto protesta zhvillohen nga...