#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Marsel Aliçkoli është një shqiptar nga Pogradeci që jeton prej thuajse 2 dekadash në SHBA. Ai është pjesëtar i organizatës Active Albania. Active Albania ka bërë gjeste nga më të çuditshmet dhe interesantet për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe opininit publik për Shqipërinë. Aliçkolli vetë hipi në fillim në një avion që ishte në fluturim e sipër duke shpalosur flamurin shqiptar, gjë që mori vëmendjen e mediave amerikane ndërsa së fundmi ka udhëtuar me flamurin shqiptar drejt njërit prej fiseve më të veçuara të Amazonës. Një fis i vendosur në zonën ekuatoriane të Amazonës, ka jetuar për 8 ditë së bashku me vendasit atje dhe ka tentuar t’u mësojë gjuhën shqipe. Ka ndërtuar një dokumentar 20 minuta për gjithë qëndrimin e tij në një nga zonat më të izoluara të globit.