"3 orët mund të jenë javë", Berisha: Opozita do të vazhdojë fuqishëm mosbindjen civile
Tetor 30, 2024
Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje Kryeministrit Rama që të krijojë qeverinë teknike, të cilit i thotë se ka vetëm 1 mundësi që të ndërpresë dhunën dhe terrorin ndaj demokratëve. Gjatë fjalës së tij në një deklaratë për mediat, kryetari i PD-së, Berisha shprehet se protesta e ditës së djeshme ishte vetëm 3 orë, por më tej mund të jetë 3 ditë apo javë. Më tej, Berisha ka shtuar se ka 75 mënyra se si të përshkallëzohet mosbindja civile. Sali Berisha: 3 orët e djeshme që narkoshteti u paralizua, ishin në fakt 3 orë çlirimi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ato 3 orë, mbrëmë hynë në...