Shmangia e detyrimeve tatimore, Rama: Prokurorë të Tiranës kanë mbuluar dosje ulëritëse të evazionit
Tetor 30, 2024
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar disa herë se qeveria do të nisë një aksion ndaj bizneseve që nuk paguajnë sigurimet shoqërore të punonjësve. Në një takim me pensionistët në Durrës për të bashkëbiseduar për skemën e re të pensioneve, Rama ndër të tjera foli edhe për raste evazioni nga shumë biznese. Një pjesë e këtyre bizneseve, tha Rama, janë identifikuar dhe denoncuar në Prokurorinë e Tiranës. Por, sipas Kryeministrit, prokurorët i kanë mbuluar dosjet e evazionit. “Keni dëgjuar ju deri më sot që ndonjë sipërmarrës të merret i pandehur për evazion? Nuk keni dëgjuar. Për shmangie taksash...