Joe Biden ra vetë pre e kritikave, teksa kritikonte komedianin mbështetës të Donald Trumpit, që i quajti “mbeturina” banorët e Porto Rikos. Në një videomesazh, shefi i Shtëpisë së Bardhë përdori të njejtin term për të etiketuar mbështetësit e kandidatit republikan.

Joe Biden: Ata janë njerëz të nderuar. Të vetmet mbeturina që shoh të lundrojnë kudo janë mbështetësit e tij.

Për të njëjtin term të përdorur nga komediani Toni Hinçklif në tubimin e të dielës në New York, kandidatja demokrate Kamala Herris akuzoi rivalin e saj republikan për racizëm dhe nxitës të urrejtjes.

Në tubimin përmbyllës të fushatës para Kapitolit, vendi i sulmit të dhunshëm të 6 Janarit 2021, Herris bëri thirrje prej nisjen e një kapitull i ri pa dramë dhe konflikte. Ndërsa Donald Trampi nuk e la t’i ikë ky rast pa ironizuar.

Donald Trump: Ai nuk di ç’thotë, faleni ju lutem.

Më pak se një javë para zgjedhjeve, kandidatët po zhvillojnë një garë të ethshme pasi sondazhet tregojnë se ata janë kokë më kokë.

Tv Klan