Djali i dytë del në certifikatë nga hiçi, gjendja civile fut në sherr çiftin: Kam qenë i rregullt!
Prill 4, 2024
Llazar Prifti, një qytetar nga Fieri tregon në “Stop” në Tv Klan se familja e tij përbëhet prej 3 anëtarësh, ai vetë, gruaja, Liljana si dhe djali, Erion. Llazari thotë se gjendja civile e Fierit i ka shtuar një fëmijë tjetër, Egert Prifti, i cili nuk është i tiji dhe i krijon probleme në familje e për çështje pronësie. Llazari iu drejtua zyrës së gjendjes civile ku i thonë se personi në fjalë është i regjistruar dhe kjo zyrë nuk ka të drejtë të bëjë asnjë shënim apo ndryshim. Llazar Prifti: Këtë u thashë, të paktën tani më pajtoni me gruan se ka lindur konflikti u thashë, për këtë çështje....