Teksa në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan po trajtohen çështjet më të nxehta të Prokurorisë së Posaçme, deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka thënë se Lulzim Basha i ka shpëtuar drejtësisë me një raport për dhimbje barku.
Gjatë fjalës së saj, deputetja Gjylameti ka thënë se nuk duhet drejtuar gishti tek askush për fajësi në lidhje me çështje të caktuara derisa drejtësia të thotë fjalën e saj.
Blerina Gjylameti: Të thuash i fajshëm pa e provuar organi përkatës, këtu besoj se është e gabuar. Duhet thënë së pari pretendimi dhe më pas të kalojmë tek fajësia. Është e vërtetë që aty kemi ish-kryeministër dhe ish-ministër, por ka një element, flasim për ata që ka kaluar koha dhe për ata që drejtësia e dikurshme nuk ka funksionuar dhe meqenëse folët dhe thatë pak më parë që e dini veten të paprekshëm nga kjo drejtësi dhe prandaj nuk jep dorëheqjen, të japësh dorëheqjen do të jetë një akt moral dhe më pas kur të kesh përballjen me drejtësinë.
Nga ana tjetër, dikur kur të gjithë ata që shkonin në dyert e drejtësisë merrnin zero hetim, do të thotë se këto njerëz që shikoni këtu nuk janë hetuar kurrë. Ndoshta sot po hetohet për shumë prej çështjeve, mund të vazhdojë me të tjera. Nesër kur të mbarojmë me këto çështje, mund të ketë edhe çështje të tjera. Me drejtësinë e vjetër parashkruhej krimi. Ne kemi ish-ministër të brendshëm, kryetar të opozitës me letra që i ka shpëtuar drejtësisë me raport shëndetësor për dhimbje barku. A e kupton ku jemi? Merrni dhe shikoni raportet, ka pasur kriza të forta barku Basha. Merr shiko raportet se si ka arritur të mos paraqitet.
/tvklan.al