Rreth 5 vjet më parë një ish-punonjëse e AISM denoncoi në “Stop” në Tv Klan se si ajo evidentoi shkeljet dhe nxjerrjen e sekretit shtetëror nga drejtuesit e saj në këtë agjenci dhe në vend që të shpërblehej u penalizua duke i hequr certifikatën e sigurisë dhe duke u pushuar nga puna.
Në atë kohë me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes u ngrit një grup inspektimi që përpiloi një raport që ende sot mbahet i fshehtë. Denoncuesja e kërkoi të drejtën në gjykatë në dy çështje civile dhe penale.
Apeli i dha të drejtë zonjës dhe jo Agjencisë për mënyrën se si iu hoq certifikata e sigurisë dhe se si u hodh në rrugë më pas. Dy nga tre zyrtarët e denoncuar nga kjo punonjëse nuk janë më pjesë e AISM, ndërsa drejtoresha e analizës, Altina Veshi, nuk ka lëvizur nga pozicioni./tvklan.al