Vetëm para pak ditësh, “Joni Peçi Store Fashion Show 2025” solli modën e lartë në kryeqytet në një event madhështor të kuruar deri në detaje. Përtej shkëlqimit, veshjeve të bukura, dritave, pasarelës, kamerës qëndrojnë një mori njerëzish që punojnë dhe mbështesin artin.

Për të gjithë ata, stilisti Joni Peçi pati një falenderim të veçantë në “Rudina” në Tv Klan duke filluar nga familja Gjebrea, ekipet e punës dhe duke përfunduar te vetë moderatorja e programit të pasdites. Me fjalë të ndjera, ai i shprehu Rudina Magjistarit vlerësimin e jashtëzakonshëm që ka për të.

Joni Peçi: Do doja t’ju falenderoj edhe juve realisht sepse gjithmonë jeni e gatshme jo vetëm tek unë, por e kam parë këtë gjë gjithmonë dhe do të doja të të falenderoja unë dhe përfitoj nga rasti që jam live që ju nuk mund ta prisni këtë gjë sepse jeni me të vërtetë një ikonë e të gjithë personave që janë persona me një këndvështrim ndryshe, personave artistë dhe personave që shpeshherë sjellin të bukurën por që nuk kuptohen, por që ju jeni  një mbështetje e jashtëzakonshme, ndër vite kjo gjë dhe kjo vlen për t’u përmendur sepse jo më kot unë ju them juve që jeni artiste.

Rudina  Magjistari: Të falenderoj shumë i dashur Joni, këto fjalë janë të çmuara për mua, por pa diskutim e bëj sepse  e dua të bukurën, e dua të mirën dhe më pëlqen ta evidentoj dhe ta theksoj. Janë vlera tek të cilat unë besoj dhe dua t’i theksoj dhe t’i ndajmë së bashku çdo ditë në këtë program.

Joni Peçi: Ne jetojmë në botën e artit  dhe njohim të gjithë personat dhe njerëzit. Ka nga ata që janë të vërtetë, ka nga ata që janë më pak të vërtetë, ne i dimë dhe njohim këtë gjë. Ua më doli vërtet nga shpirti kjo gjë që jua thashë juve sepse besoj, sepse ju jeni ndër të paktët persona, futeni tek ato persona që numërohen me gishtat e dorës që janë me të vërtetë realë si në studio, si jashtë studios./tvklan.al