Pak ditë më parë Tirana u shndërrua në një kryeqytet mode falë Joni Peçit. Stilisti i talentuar që ka veshur me dhjetëra emra personazhesh të famshëm, ka bërë të tjerë të shkëlqejnë në një ditë të veçantë përmes talentit të tij, solli “Joni Peçi Store Fashion Show 2025”.

Jo vetëm një koleksion, por një ‘armatë’ veshjesh “haute couture” ku mbizotëronte e zeza që u prezantuan në një sfilatë mode të jashtëzakonshme. Në të ishin të pranishëm shumë bashkëpunëtorë e miq, por edhe familjarë.

Shumë i veçantë ishte përqafimi i Joni Peçit me nënën e tij në përfundim të sfilatës. Të dy reaguan të emocionuar dhe në bisedën me “Rudina” në Tv Klan, stilisti zbulon një detaj të pathënë nga momenti special.

Joni Peçi: Mamaja ime nuk jeton në Shqipëri,  jeton në Milano midis Shqipërisë dhe Italisë.

Rudina  Magjistari: Ka ardhur enkas për atë sfilatë dhe momenti i takimit tuaj aty ka qenë shumë emocionues për ty vetë sepse ti je dukur në portret, për atë pa diskutim një moment krenarie.

Joni Peçi: Dua të them që ime ëmë është hera e parë pas 27 vitesh të karrierës time që ajo ishte prezente për herë të parë në një sfilatë timen, që e ndamë.

Rudina  Magjistari: Prekëse sepse unë besoj që ajo ka pasur arsye. Pse? Pse ka zgjedhur ajo të mos jetë apo kështu kanë ardhur mundësitë, si ka qenë?

Joni Peçi: Jo, është një person vetë, është shumë diskret. Ime ëmë nuk ka as Facebook, as Instagram, as WhatsApp, bën një jetë krejtësisht ndryshe nga ne sot që kemi një rrjet social dhe çdo gjë. Ime më është një person shumë diskret dhe shumë e tërhequr në këtë rast. Kisha përgatitur që ishin shumë pjesëtarë nga familja ime, ishte dhe im vëlla prezent aty. Prisja që të vinte edhe tezja ime, Ariana që unë e falenderoj dhe e përshëndes sepse erdhi enkas nga Italia për të qenë prezent në këtë sfilatë. Kisha dashuri boll dhe kisha njerëz pafund, miq, familjarë, të dashur që ishin aty./tvklan.al