Ballkani Perëndimor dhe ndikimi i paparashikueshëm i Trump
Nëntor 10, 2024
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk është i huaj për Ballkanin Perëndimor, e as rajoni nuk është i panjohur për të. Historitë e tyre janë të ndërthurura dhe kanë krijuar tashmë terren për një marrëdhënie të paparashikueshme përpara. Trump, republikan, i cili ka shërbyer si president edhe nga viti 2017 deri më 2021, ka fituar zgjedhjet e 5 nëntorit kundër kandidates demokrate, Kamala Harris. “Sinqerisht, kjo ishte lëvizja më e madhe politike e të gjitha kohërave. Nuk ka pasur kurrë diçka të tillë në këtë vend, e ndoshta edhe më gjerë”, ka thënë Trump natën e...