Barcelona gjen shpëtim te sponsori teknik. Klubi spanjoll ka zyrtarizuar akordin me Nike për të garantuar rreth 2 miliardë Euro të ardhura të shpërndara në 14 vitet e ardhshme.

Sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle, Barcelona dhe kompania amerikane e veshjeve sportive do të bashkëpunojnë të paktën deri në vitin 2038.

Çdo sezon, gjiganti katalanas do të marrë mesatarisht 60 milionë Euro nga kjo marrëveshje, e cila mund të sjellë deri në 1.7 miliardë Euro në total.

Rritja do të jetë proporcionale nga viti në vit, pasi do të variojë nga 58 milionë Euro për të arritur deri në 120 milionë në sezon.

Të dy këstet përfshijnë bonusin e rinovimit, i cili arrin në një total prej 100 milionë eurosh dhe shpërndahet në të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes.

Shifra tepër të kënaqshme për arkat e klubit spanjoll që në vitet e fundit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për krizën që po përjeton.

Bashkëpunim i nisur që prej vitit 1998, duke fituar thuajse gjithçka në 4 dekada.

Klubi ka fituar 4 Champions League, 12 tituj të La Ligës, 7 Kupa Mbreti, 3 Botërore Klubesh, 3 Superkupa Evropiane ndër të tjera.  

Nga ana e tyre, Barcelona ka konsoliduar pozicionin e saj si lider në futbollin e femrave, duke fituar 9 tituj kampion, 3 Champions League dhe 9 Kupa të vendit në këtë periudhë.

Në katër skuadrat e tjera profesioniste Barcelona ka fituar 58 kampionate, 25 Kupa Evropiane dhe 47 Kupa Mbreti.

Klan News