Konjufca kundër BE për Asociacionin: Nuk mund të vendosë për Kosovën
Tetor 28, 2024
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u është përgjigjur kritikave të faktorit ndërkombëtar për dërgimin në Kushtetuese të draftit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk mund të marrë kompetencat e të vendosë për Kosovën, duke thënë se mund vetëm të kritikojë për vonesë, por që nuk ka pasur ndonjë afat të caktuar për këtë gjë. “BE-ja tani mund të na kritikojë, me thënë që jeni vonuar ju, nuk e keni paraqitur draftin e Asociacionit, ne mund të themi a ka pasur afat preciz, deri kur Kosova kur ta paraqesë, nuk ka pasur, pra më shumë është varur nga dinamika,...