Manchester City ndodhet në një krizë të madhe rezultatesh. Skuadra e drejtuar nga Guardiola, pësoi humbjen e katërt radhazi, pasi u mposht 2-1 nga Brighton në Premier League.
Ky hap fals, u shfrytëzua maksimalisht nga Liverpool, që triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Aston Villa-s.
Skuadra e Arne Slot duket në formë të jashtëzakonshme, teksa përveç kryesimit në Champions League, tani ka nisur shkëputjen edhe në kampionat.
Pas 11 javëve kampionat, Liverpool mban vendin e parë me 28 pikë, ndërsa City renditet në vendin e dytë me 23 pikë. /tvklan.al