Mbrojtësi Berat Gjimshiti, rrezikon të mungojë përsëri në grumbullimin e Shqipërisë, për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Kapiteni kuqezi, është dëmtuar në sfidën e Atalantës në kampionat ndaj Udinese-s. Gjimshiti shfaqi probleme në minutën e 25-të dhe u detyrua të largohej nga fusha e lojës, për t’i lënë vendin Ederson.

Një dëmtim që vjen një ditë para grumbullimit me Kombëtaren shqiptare. Lojtari do i nënshtrohet testeve mjekësore për të kuptuar shkallën e lëndimit, por gjasat që të mungojë në grumbullimin e Shqipërisë janë të mëdha.

Shqipëria do të përballet me Çekinë më 16 Nëntor dhe tre ditë më vonë sfidon Ukrainën. Të dyja ndeshjet do të luhen në “Air Albania”, ndërsa transmetohen në Tv Klan.

/tvklan.al