Gratë në Shqipëri jetojnë 5 vite më shumë se burrat
Nëntor 9, 2024
Gratë në Shqipëri jetojnë mesatarisht 5 vite më shumë se burrat. Të dhënat e Eurostat tregojnë një hendek gjinor në të tre rajonet, veri, qendër dhe jug, ku gratë shqiptare janë me jetëgjatë se burrat. Ajo që bie në sy në të dhënat e Eurostat është se femrat në rajonin qendër jetojnë më gjatë se ato në veri dhe në jug. Konkretisht, në rajonin qendër, jetëgjatësia e femrave është 2 vite më e lartë, duke kapur afërisht moshën 82 vjeç, ndërsa më e ulët është në jug me afërisht 79 vjeç. Edhe për meshkujt jetëgjatësia më e lartë është në rajonin qendër, e cila arrin në 77 vjeç, ndërsa më e ulët në...