Egnatia dhe Vllaznia ndanë nga një pikë mes tyre, pas barazimi 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Superiore.

Ishte një sfidë që nisi menjëherë me gol, pasi Lushkja kaloi na avantazh rrogozhinasit pas vetëm 45 sekondave lojë.

Vendasit kishin disa raste të tjera për shënim në pjesën e parë, por nuk i shfrytëzuan mundësitë. Te Vllaznia barazuan me Dodajn në minutën e 56-të, me fraksionin e dytë që foli më shumë për miqtë.

Me këtë barazim, Vllaznia ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 22 pikë, por në pritje të rezultatit në derbin Dinamo-Partizani, dy ekipe që ndjekin në renditje. Egnatia renditet në vendin e tretë me 20 pikë. /tvklan.al