Kryeparlamentarja Spiropali pritet nga Papa Francesku
Tetor 28, 2024
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u prit këtë të hënë në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. Në takimin e veçante me kreun e Vatikanit, e shoqëruar edhe nga ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjte, zonja Majlinda Frangaj, kryetarja e Kuvendit i shprehu shenjtërisë së tij një falenderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit, solidaritetit, drejtësisë shoqërore e paqes dhe për dashurinë e tij për Shqipërinë, e cila i ka dhënë botës Shën Terezën. Spiropali e falenderoi edhe për bekimin e 38...