Veç 3 futbollistëve që trajneri deklaroi se duhen verifikuar, Manaj, Bare dhe Kumbulla, shqetësim për teknikun e kombëtares përbën edhe gjendja e Asllanit dhe Tucit.

Dy futbollistët kanë shfaqur probleme në ndeshjet e fundit të dhe pritet që të verifikohet gjendja e tyre. Mud të jenë të aftë për lojë por ndoshta jo për të 90 minutat e ndeshjes me Çekinë.

Ndër ta është edhe Hysaj i cili nuk ka luajtur, por kapiteni ka dhënë gjithnjë maksimumin e tij në ndeshjet me përfaqësuesen. Dëshirën e mirë dhe vullnetin e tyre trajneri e ka pranuar edhe në konferencë për shtyp para ndeshjes.

Veç futbollistëve jo plotësisht në formë fizike, shqetësim përbëjnë edhe ata që kanë kartonë të cilët duhet të tregohen të kujdesshëm për të mos penalizuar skuadrën për ndeshjen e fundit, atë me Ukrainën.

Ndeshja me Çekinë në “Air Albania” shihet me shumë seriozitet nga stafi teknik. Kjo për shkak të nivelit dhe lojës që ka treguar Çekia dhe rëndësisë që ka ndeshja.

Presioni ndjehet pasi as trajneri dhe ndihmësit e tij dhe as lojtarët nuk pajtohen me ndeshjen e një muaji më parë.

Kuqezinjtë nuk kërkojnë hakmarrje, por të tregojnë se niveli i tyre nuk është ai i treguar në Pragë në sfidën e humbur 2-0.

Tv Klan