Sekuestrohen 1800 litra naftë kontrabandë në kufi me RMV
Nëntor 7, 2024
Policia në Qafë Thanë ka goditur tre raste të kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Në pranga janë vendosur 3 persona që tentuan, secili, të kontrabandonin nga Maqedonia e Veriut nga 600 litra naftë. Ata e kishin fshehur në depozita shtesë në kamionët që drejtonin. Në total, autoritetet sekuestruan 1800 litra naftë dhe 3 kamionët në fjalë. “Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. G., 36 vjeç, E. P., 40 vjeç dhe G. L., 27 vjeç, të tre banues në Pogradec, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo...