Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj qeverisë për keqmenaxhim të buxhetit të shtetit. Bazuar në raportet e KLP-së, ajo tha se 70% e buxhetit të 2023-it është zbatuar në muajin e fundit të vitit.


“30% gjatë vitit. E njëjta gjë ndodh me shpenzimet. Unë them ta mbyllim fare shtetin, në muajin e 12-të paguajmë vetëm fatura. Paaftësia që kanë për të shpenzuar dhe korrupsioni që e shfaqin në Dhjetor…”

Sipas Tabakut, shqetësues është edhe taksimi pa ‘fre’ ndaj bizneseve.

“Është çmendur qeveria e bashkia e Tiranës duke vënë gjoba. Nuk e mbajnë shtetin normalisht me një funksion normal të taksave, janë duke operuar vetëm me gjoba. Duke i falur në vite elektorale. Kjo tendencë duhet të marrë fund menjëherë! Ky model ekonomik që bazohet te pastrimi i parave dhe ndërtimi, kështu ka qenë dhe në vitin 2023. Është kthyer buxheti, ekonomia në funksion të elitave.”

Duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, ajo tha se Shqipëria ka mesataren më të ulët të pensioneve në rajon.

“Shqipëria me 131 Euro pension, Serbia 270 Euro, Bosnje-Hercegovina 237 Euro…As kaq nuk bëjmë dot?!”

Në mbyllje, demokratja deklaroi se po shkatërrohet bujqësia prej mungesës së suportit financiar.

“Çdo buxhet që ka ardhur në Parlament ka qenë klientelist, nuk ofron asgjë të re. Çlirim ekonomie dhe mosmbytja e bizneseve me taksa duhet të ishte qëllimi i parë. Bujqësia në 2023-in ka qenë 20% pjesë e produktit të brendshëm, 16% ka shkuar sot se kur e diferencon sektorin, i vë TVSH-në, nuk e financon, këto janë pasojat. Bujqësia po shkatërrohet!”

/tvklan.al