Konfirmohet dëmtimi, zbulohet sa do të mungojë Neymar
Nëntor 6, 2024
Nuk ka qetësi për Neymar. Sulmuesi brazilian, pësoi një tjetër dëmtim, pas atij të mëparshmit, që e mbajti jashtë për më shumë se një vit. Në ndeshjen e parë pas rikthimit, lojtari ndjeu shqetësime muskulore dhe u zëvendësua pas 30 minutave në fushë. Klubi i Al Hilal që zotëron kartonin e Neymar, ka konfirmuar dëmtimin, duke sqaruar së bëhet fjalë për një çarje në kofshën e tij të djathtë. Si pasojë e kësaj, brazilianit do i duhet të qëndrojë jashtë katër deri në gjashtë javë dhe duke llogaritur kohën që do i duhet për të kapur formën, viti për të mund të quhet i mbyllur. /tvklan.al