Java e 12 e Superligës ndryshoi raportet në renditjen e kampionatit. Dinamo pozicionohet në vendin e tretë 1 pikë larg Partizanit dhe Vllaznisë, duke kërcënuar seriozisht të ardhmen e këtyre dy skuadrave.
Këtë fundjavë dinamo madje do të përballet me të kuqtë ne derbi. Ish-futbollist i Partizanit dhe Dinamos, Luan Pinari vlerëson rivalitetin mes këtyre ekipeve që po i rikthehet kampionatit.
Në tetë javë që nga marrja e detyrës Ilir Daja e nxorri nëndetësen blu në sipërfaqe. Tekniku është më i favorizuar në përballjen me Aleksandar Veselinoviç të Partizanit për shkak të eksperiencës në kampionatin shqiptar.
Pinari është pranë sportit si pjesë e stafit të trajnerëve të shkollës kombëtare të futbollit “Loro Boriçi” por atij i mungojnë emocionet e derbit.
E vlefshme për javën e 13 të Superligës, Dinamo – Partizani do të luhet të shtunën në “Elbasan Arena”.
Tv Klan