Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, liderët e dy vendeve të përfshirë në konfliktet më shqetësuese globale të momentit, të cilat Donald Tramp ka premtur se do të nisë punën menjëherë për t’i zgjidhur sapo të marrë presidencën, uruan të parën kandidatin republikan për rikthimin një Shtëpinë e Bardhë.

Netanjahu e konsideroi “rikthimin më madhështor në histori” fitoren e mandatit të dytë presidencial nga Donald Trampi. Kreu i qeverisë izraelite që shquhet për miqësinë me kandidatin republikan dhe me marrëdhënien e vështirë me presidentin aktual Xho Bajden tha se priste forcimin e aleancës mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa Volodimir Zelenski tha se vlerësonte veçanërisht qasjen e Donald Trampit për të arritur “paqen përmes forcës” në çështjet globale dhe se shpresonte që këtë ta arrinte për të sjellë paqen në Ukrainë. Tramp megjithatë nuk e ka pohuar asnjëherë se do të sjellë paqe në Ukrainë duke mbështetur Kievin.

Fitoren e Trampit e përshëndetën edhe miqtë dhe kundërshtarët politikë të vendeve të Bashkimit Europian dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s.Moska uroi që fitorja e Trampi të përmirësojë marrëdhëniet me Uashingtonin që janë në një pikë të ulët. Ndërsa për Teheranin dhe Pekinin nuk ka shumë vend për optimizëm.

Tv Klan