Gjobat për këmbësorët, efektivja: Qytetarët mbeten pa kartë identiteti deri në shlyerjen e pagesës
Janar 6, 2024
E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, për të folur në lidhje me gjobat 10 mijë lekëshe për këmbësorët, ka qenë efektivja e Policisë Rrugore, Anxhelina Bregu. Ajo u shpreh se pasi këmbësorëve ju vendoset gjoba, iu merret karta e identitetit deri në shlyerjen e gjobës. Më pas, sipas saj, ata duhet të rikthehen me mandatin e pagesës tek punonjësi i policisë. Bregu tregon gjithashtu se kjo masë nuk mbetet në historikun e qytetarit, por nëse përsëritet si veprim, do të marrin sërish gjobë. Aldo: 10 mijë lekë, nuk është se është pak të them të drejtën, po...