Seanca e ndërmjetësimit të kësaj jave nuk po zhvillohet në studion e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, por në zyrën e Eni Çobanit. Përpara se të shpjegojë rastin, ndërmjetësja e “Shihemi në Gjyq” uroi të gjithë shqiptarët për vitin 2024 dhe i falenderoi që vazhdojnë ta përkrahin rubrikën në misionin e saj 12-vjeçar.
Eni Çobani shpjegon se zotëria përballë saj ka disa muaj që është paraqitur pranë zyrës në përpjekje për të gjetur një zgjidhje përmes ndërmjetësimit.
Eni Çobani: Pse kemi ardhur deri sot? Sepse kemi pritur që ndërmjetësimi të bëhet me ato personazhe dhe protagonistë që zotëria ka kërkuar që të jenë përballë. Meqenëse i kemi pritur gjatë dhe jo vetëm gjatë, por jemi takuar me ta, kemi konsumuar me ta biseda, na kanë sjellë dokumentacion dhe në fund na kanë kërkuar që mos të vijnë dhe mos të jenë përballë zotërisë.
Këtë sigurisht që ne do ta diskutojmë në vazhdim, por dua t’ju them vetëm një gjë: ndërmjetësimi vazhdon. Ndërmjetësimi do të bëhet në vazhdim kryefjala e çdo shqiptari. Përpara se ju të vendosni për konfliktet tuaja, ju lutem nga zemra, shikoni mundësinë e ndërmjetësimit. Nuk ka zgjidhje më të mirë se ndërmjetësimi dhe komunikimi, kështu që prandaj jemi sot për të dhënë këtë mesazh të madh, edhe pse ata nuk kanë ardhur, ne ndërmjetësimin do ta vazhdojmë./tvklan.al