“Klasikja” prodhon shtatë gola, Vllaznia mposht Tiranën
Tetor 30, 2024
Vllaznia triumfoi ndaj Tiranës me rezultatin 4-3, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Superiore. “Klasikja” prodhoi plot shtatë gola të shënuar, por në fund ishin shkodranët ata që festuan. Kuqeblutë ishin dominues në pjesën e parë, ku shënuan tre herë, me dopietë të Balajt dhe një supergol të Malës. Fraksioni i dytë foli më shumë për Tiranën që shënoi tre herë, me Ndrecën dhe një dopietë të Bajrovic, por goli i Grudës në minutën e 66-të, rezultoi vendimtar për Vllazninë, për të marrë fitoren. Vlen të përmendet edhe një episod i minutës së 67-të, ku gjatë festës së golit të katërt për...