Mbrojtësi kuqezi vendimtar, i jep skuadrës një pikë me vlerë në transfertë ndaj Farul Costanta

Arlind Ajeti shënoi një gol me rëndësi në takimin që skuadra e tij Kluzh pati në transfertë ndaj kampiones në fuqi, Farul Kostanca.

Vendasit gjetën rrjetën në minutën e 65 me Ronaldo Dekonu.

Tetë minuta nga fundi i kohës së rregullt, mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit barazoi shifrat.

Pas 29 javës në kampionatin rumun, skuadra e Ajetit gjendet në vend të tretë në renditje me 50 pikë të grumbulluara.

Ky është goli i tretë në këtë sezon për mbrojtësin 30-vjeçar që ka luajtur në total 20 takime në Superligën rumune.

Lojtari kuqezi është aktivizuar në këtë vit futbollistik 1790 minuta në kampionat, ndërsa ka marrë vetëm 1 karton të verdhë.

Klan News