Shqiptari detyron Chelsea të heq dorë nga Victor Osimhen
Merkato e verës do të jetë vërtetë e nxehtë për Armando Brojën. Dilemat për sulmuesin e kombëtares shqiptare janë të mëdha, duke nisur që nga prezenca në kampionatin Europian në Gjermani. Skenar i vënë në dyshim për shkak të mos aktivizimit te skuadra e Fulham, i cili duket se nuk do të ndikojë aspak në kthimin te Chelsea, skuadër që zotëron kartonin e tij.
Për të shuar deri diku dilemat kanë menduar edhe ‘Blutë e Londrës’, të cilët kanë hequr dorë nga tentativat për të negociuar me sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen. Nigeriani ka shënuar 11 gola në 18 ndeshje në Serie A këtë sezon, gjithsesi shifrat e kërkuara, 100 milionë Euro konsiderohen si të tepërta për arkat e anglezëve.
Në krahun tjetër, Broja ka pasur vështirësi gjatë periudhës së tij të huazimit te Fulham duke bërë vetëm katër paraqitje në Premier League që nga kalimi i tij në Janar. Shqiptari ka regjistruar një asistim për klubin e tij të përkohshëm, ndërsa në dy ndeshjet e fundit ka përfunduar jashtë skuadrës.
Broja kaloi në pjesën tjetër të Londrës për një klauzolë interesante, por që nuk u shfrytëzua, duke i kushtuar Fulham 5 milionë Euro. Në marrëveshjen mes dy klubeve, shqiptari duhej të luante të paktën 10 takime si titullarë, pikë e cila nuk u plotësua për të mos i kushtuar aspak arkave të bardhezinjve.
Klan News