Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit” ka rënë në pranga 57-vjeçari me iniciale Xh.Gj. në Zall Bastar.
Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri me krëhër e municion luftarak.
Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale./tvklan.al