Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar pasi është konstatuar se lëvizte me armë zjarri pistoletë me silenciator në makinë, si dhe ka proceduar penalisht pasagjerin për moskallëzim krimi.
Sipas asaj që njoftojnë blutë gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me silenciator dhe 1 krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin, në zonën e Vorës.
“S. K., 25 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale; O. M., 21 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit””, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al