Një tjetër skandal në sistemin e paraburgimit në Shqipëri. Një person i dënuar me 20 vite burg për vrasje është arratisur nga dhoma-burg e spitalit. Y. K. i paraburgosur në Kurbin prej 3 muajsh trajtohej në dhomën-burg të Spitalit të Rrëshenit. Gjatë mbrëmjes ai ka zbritur nga dritarja e dhomës duke u mbajtur nga një litar najloni. Ndërsa Y. K. është arratisur pa lënë gjurmë, janë arrestuar dy policët roje, S. A. dhe Z. A.
Mendohet se i burgosuri-pacient është ndihmuar nga një infermiere dhe nga një sanitare e spitalit. Kështu janë arrestuar dhe F. M. dhe M. Ll. si dhe është shoqëruar një prej mjekëve. Arratisja mendohet se ka qenë e mirëplanifikuar pasi i burgosuri prej tre muajsh mbahej në spital ndërsa gjendja e tij klinike nuk ishte kaq e rëndë. Sendet e të burgosurit janë gjetur në dhomën e infermieres, tashmë e arrestuar. /tvklan.al