Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Brenda javës së ardhshme, pritet të hidhet shorti në Gjykatën e Faktit të Tiranës, për caktimin e trupit gjykues të çështjes Hajdari. Hetimet kanë përfunduar, sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme për këtë çështje janë firmosur me vendim gjykate 6 fletë-arreste. Nga këto policia ka arritur të ekzekutojë vetëm tre fletë-arresti.
I pari që ka rënë në pranga është Astrit Multaka, nga një fshat i rrethit të Tropojës, ai është arrestuar në Itali një vit më parë, për një krim tjetër dhe krejt rastësish gjatë hetimeve ka rrëfyer se ka marrë pjesë në vrasjen e Hajdarit. I dyti që mendohet që ndodhen në këtë listë është Idajet Gjeçi. Për personin e tretë të arrestuar nuk ka konfirmime, por burime të besueshme thonë, se ai mund të jetë nga Tirana.
Për tre fletë-arrestet e pa ekzekutuara ende, njëra i përket Jaho Salihit, ndërsa dy fletë-arrestet e tjera i përkasin personave të përmendur gjatë deponimeve që Berisha ka bërë pranë Ambasadës së SHBA, në Tiranë./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori