Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur aksionin e policisë një ditë më parë që u finalizua me arrestimin e dy vëllezërve Klement dhe Eldi Çala, të akuzuar si pjesë e grupit që realizoi grabitjen spektakolare të parave në aeroportin e Rinasit Qershorin e vitit të kaluar.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se krahas situatës së koronavirusit, forcat policore vijojnë betejën me kriminelët.

“Dje Policia e Shtetit u hodhi prangat organizatorëve të grabitjes së aeroportit të Rinasit qershorin e shkuar dhe u konfiskoi 130 mijë € si edhe tre armë zjarri. Respekt për uniformat blu që krahas kontributit të jashtëzakonshëm në frontin e luftës me armikun e padukshëm, vijojnë betejën me llumin e kësaj dynjaje”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Vëllezërit Çala u arrestuan në një banesë në Qerret ku jetonin me qira. Atyre ju sekuestruan armë, makina dhe 130 mijë Euro. /tvklan.al