Në hotelin e tij u gjetën edhe 9 klandestinë të tjerë
Një 63-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka strehuar në hotelin e tij emigrantët që u evakuuan 2 ditë më parë në Vlorë pasi tentuan të udhëtonin me gomone drejt Italisë.
Në pranga është vënë 63-vjeçari Fatos Dushe, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në hotelin në pronësi të tij janë gjetur edhe 9 emigrantë të tjerë.
Dushe do të përballet me akuzat e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm Kufiri” e kryer ne bashkëpunim.
Dy net më parë 50 emigrantë rrezikuan jetën në grykëderdhjen e lumit Vjosa, pasi tentuan të udhëtonin me gomone drejt Italisë.
Tv Klan