Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë të 17-vjeçarit, ngjarje e ndodhur në zonën e Sukthit rreth orës 15:30. Në pranga ka rënë adoleshenti me iniciale Xh.S. 16 vjeç.
I riu ishte identifikuar menjëherë pas ngjarjes nga uniformat blu dhe u shpall në kërkim. 16-vjeçari është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit dhe po merret në pyetje lidhur me këtë ngjarje.
Ndërkohë, 17-vjeçari i plagosuri me iniciale E.Z. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes. /tvklan.al