Gruaja që qëlloi me tortë politikanin Christian Lindner është arrestuar nga Policia gjermane. Ajo akuzohet për sulm dhe fyerje dhe është identifikuar nga Policia.
Ngjarja ndodhi kur ish-Ministri i financave merrte pjesë në një miting zgjedhor në Greifswald. Politikani gjerman nuk e la me aq dhe vendosi pak nga torta edhe në flokët e saj.
Ai e mori me sportivitet të gjithë incidentin, ndërsa të pranishmëve u tha me shaka se torta se mund të ishte bërë më e mirë. Për incidentin reaguan edhe politikanët gjermanë mes tyre edhe Olaf Scholz me të cilin marrëdhëniet politike u përkeqësuan.
“Sulmet ndaj politikanëve nuk janë shprehje e sjelljes demokratike. Veprime të tilla janë të pahijshme dhe të rrezikshme”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Për ngjarjen reagoi edhe lideri i opozitës Friedrich Merz.
Klan News