Refugjati nga Ruanda, përgjegjës për sigurinë e objektit

Policia franceze ndaloi një refugjat nga Ruanda, si përgjegjës për zjarrin që ra një ditë më parë në katedralen e Nantës. Sipas hetuesve, ai ishte përgjegjës për sigurinë e katedrales së Shën Pjetrit e Shën Palit që daton nga shekulli i 15.

Ata konstatuan disa mospërputhje në të dhënat e turnit të marrjes nën kontroll të sigurisë së objektit të kultit, por sqaruan se ende nuk mund ta bëjnë atë përgjegjës.

Autoritetet po hetojnë për një zjarrvënie të qëllimshme, në tre vende brenda katedrales. Megjithatë flakët nuk kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Tv Klan