Këngëtari Sean Kingston është arresuar në Kaliforni. Policia bastisi shtëpinë dhe në këto momente ka qenë e pranishme nëna e tij e cila gjithashtu është arresuar, pasi mbi të rëndojnë akuzat për mashtrim dhe vjedhje.
Kingston më vonë iu drejtua mediave sociale për të shpjeguar atë çfarë kishte ndodhur.
“Njerëzit e duan energjinë negative. Unë jam mirë dhe nëna ime po ashtu. Avokatët e mi po merren me gjithçka”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Arrestimi i këngëtarit thuhet se lidhet me betejën e tij ligjore në vazhdim me Ver Ver Entertainment, e cila e paditi atë në shkurt për tarifat e papaguara në lidhje me shitjen dhe instalimin e një televizori.
Pajisja kushtonte të paktën 111,000 dollarë, por Kingston supozohet se do të bënte video promovuese për produktin me mikun e tij, Justin Bieber.
Në kontratë u ra dakord në tetor, se Kingston do të bënte një pagesë paraprake prej 30,000 dollarë dhe më pas një pagesë të dytë prej 47,827,16 dollarë, por edhe të bënte postime në mediat sociale. Megjithatë, këngëtari nuk e ka respektuar kontratën.
Klan News